Më pak aksidente, më shumë viktima

0
129

Muaji gusht regjistroi 22 aksidente rrugore më pak krahasuar me gushtin e 2019 por fatalitetet kanë qenë më të mëdha. Muajin e kaluar humbën jetën 26 persona, pra 4 më shumë se gushti i vitit 2019. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në 26 humbjet e jetëve, 25 kanë vdekur për shkak të sjelljes në rrugë të shoferëve.

Eksperti i Sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, janë një sërë faktorësh që mund të ndikojnë tek këto shifra. Ajo që më shqetëson mua është përdorimi i pijeve alkoolike. Pavarësisht se jo të gjithë rastet evidentohen por është shumë masive. Drejtuesi i mjetit që përfshihet në aksident, duhet që t’i bëhet testi i alkoolit në gjak, gjë që këtu tek ne e theksoj nuk bëhet.

”Tre muaj që ndenjëm në karantinë, që asnjë makinë nuk lëvizte, zero lëvizje. Megjithëse dua të theksoj që edhe pse ishin në karantinë, edhe atëherë dëgjonim shpesh herë që kishim aksidente. Pra lëvizte një makinë, dhe ajo një makinë që lëvizte bënte aksident. Pra kjo tregon që ne ende nuk jemi në nivelin e kërkesave të kohës, me standardet që kërkohen dhe me politikat që duhen bërë për rregullimin e gjendjes”,- thotë Hoxha për TCH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here