‘Tirana kthehet në Venecia’/ E njëjta problematikë si çdo vit, rrugët përmbyten nga shiu (foto)

0
238

Që në minutat e para të rebeshit të shiut që filloi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, rrugët kryesore të vendit u përmbytën.

Pamjet e bëra publike në faqen e Instagramit të ‘JOQ’ tregojnë sesi rrugët si Mysylm Shyri, Rruga e Elbasanit, 21 Dhjetori, Fresku, lagje të Tiranës janë të mbushura me ujë, aq sa të jep përshtypjen se je në qytetin e’ Venecias’.

Këto nuk janë pamje që i shikojmë për herë të parë, pasi kjo problematikë ndodh çdo vit dhe sërish nuk po zgjidhet nga institucionet përkatëse.

Pamjet flasin vetë kështu që hidhini një sy. Ndërkohë çadra juaj nuk duhet t’ju ndahet pasi parashikohet që shirat të vazhdojnë përgjatë gjithë fundjavës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here