Mjekët në protestë tek QSUT me fotot e kolegëve që humbën jetën nga Covid-19

0
119

Dhjetëra mjekë dhe punonjës të shëndetësisë protestuan për rreth 20 minuta para urgjencës së QSUT-s në një protestë të lajmëruar më herët nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësorë.

Në protestë të heshtur u kërkua që mjekët të pajiseshin me siguracion jete dhe që ata që humbnin jetën nga COVID-19 të shpalleshin dëshmorë.

Mjekët mbajtën pankarta dhe foto të doktorëve që kishin humbur jetën në përballje me sëmundjen. Ata kërkuan siguracion jete, për vete dhe familjarët.

Një takim i kërkuar me kryeministrin dështoi, pasi sipas doktor Ibrahim Brukës për t’i pritur kishin dalë këshilltarët e tij.

Sindikata e Mjekëve thotë se, Rama i ka mashtruar, ndryshe nga sa u kishte thënë një ditë më parë.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në protestën e sotme, mjekët paralajmëruan sërish protestë në rast mosplotësimi të kërkesave.

/Foto: BIRN

2 37

3 27

4 16

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here