Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit.
Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit e tha shumë qartë se nga palët politike prek kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe pret që listat të jenë të hapura 100%.
“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur. Këtë se bëj se nuk kandidoj. Kam krijuar një forcë politike nga zero. Në atë kohë siguronin veten në listë kryetarët. Atëherë kam deklaruar se nëse nuk e marr mandatin maxhoritar, largohem nga jeta politike. Nuk them; mos bëj ça bëj unë.. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, pasi s’ka debat dhe mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetet, në tërësinë e tyre, jot ë gjithë, kanë kthyer në kukulla të kryetarëve.”, tha Meta.