Hapja e garës për Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim falenderon presidentin Meta

0
91

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim i është drejtuar sot me një mesazh falënderimi presidentit Ilir Meta.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shpreh falënderimet e saj për thirrjet që Meta dhe Ruçi kanë bërë për ngritjen sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Ruçi për rihapjen e shpejtë të aplikimeve për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj në Twitter.

Diplomatja amerikane bën thirrje për të ecur përpara dhe për të dhënë drejtësi.

Më herët, Kim kishte kërkuara formimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here