“A kanë turp këta”, Vasili reagon ashpër: Mjekëve u ndalohet greva nga ‘Policia e Rilindjes’

0
130

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nepermejt nje postimi ne Facebook ka kritikuar ashper ‘Policine e Rilindjes’,  pasi sipas tij po pengojne me qellim protesten e paralajmeruar neser nga mjeket.

Postimi i plotë

Vete Rilindja i dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven. Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID. Kur bejne Rilindja ben mbledhje partie, kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s’ka asnje rendesi COVID.

Po a kane turp keta. Cfare po kerkojne mjeket?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :

1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,
2.sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,
3.sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre
4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro per koncesione e tendera sekrete, ndersa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi. Cfare turpi! Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket. Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here