Një vit nga tërmeti 21 shtatorit, Pampuri: Qeveria bën show, s’ka vendosur asnjë tullë për rindërtimin

0
92

Sot bëhet një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, ku shumë familje mbetën të pastreha pasi banesat e tyre u dëmtuan. Për ish-deputeten e PD Oriola Pampuri, ende sot shumë familje jetojnë në çadra dhe kontenierë. E ftuar në ”Ora News”, Pampuri tha se qeveria po paraqet një show propagandistik, ndryshe nga realiteti.

Oriola Pampuri: ”Unë, kolegët e mi si dhe kryetari Basha, kemi lëvizur në terren duke vizituar shumë familje në vendet më të prekura. Kam parë një situatë ndryshe nga ajo që paraqitet nëpërmjet show-ut propagandistik që ne e shikojmë të promovuar në media. Kam lëvizur dhe kam vizituar familje që sot e kësaj jetojnë në çadër. Pavarësisht se kanë dëgjuar dhe kanë parë shpesh kryeministrin dhe ministrat të cilët thonë se është dhënë një bonus qeraje, unë nuk shikoj një mundësi për të dhënë bonusin e qerasë.

Mund të jenë dhënë bonus qeraje për disa familje, por nuk është bonusi i qerasë ai që është premtuar në fillim, por është premtuar rindërtimi i banesave, për të cilin ka dhe një fond. Kjo është qëllimi pse kemi vizituar këto familje. Në të shumtën e familjeve që unë kam vizituar është potjuajse qioftë edhe një tullë në shtëpinë e tyre apo në vendet ku duan të jetojnë. Një pjesë e tyre jetonin në shtëpitë e dëmtuara, është për të ardhur keq.”

Oriola Pampuri: ”Ne nuk e kemi përdorur politikisht, nga pandemia e deri te tërmeti. Nuk e kemi përdorur sepse është një problem qytetar, të cilin duhet ta ngresh, sepse ndryshe ata i lë në mëshirë të fatit. Nëse dikush nuk e ngre zërin, ata nuk kanë fuqi që ta ngrenë zërin. Varfëria në të cilën janë kanosur i bën të pafuqishëm për të ngritur zërin. Duan një zë dhe ne jemio bërë zëri i tyre. Familjet duan që të rindërtohen shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë të nisin rindërtimi, nuk duan bonuse qeraje. Pas një viti duhet të ketë diçka konkrete. Nuk është vendiosur asnjë tullë për ndërtimin e banesave, dhe po luhet me fatin e atyre njerëzve. Ato famioljnë nuk e kanë një strehë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here