Thirrja e forte e Presidentit: Hapni listat ose largohuni!

0
119

Hapni listat ose largohuni! – Me këtë thirrje drejtuar Kryeministrit Edi Rama ka dalë sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale për ngërçin më të ri politik po shfaqet.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, – shkruan Meta në Fb, –  vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!” ka nënvizuar Presidenti.

Në vijim, ai ka shtuar një artikull të analistit Artan Hoxha, ku qartësohen dritëhijet e kësaj situate të krijuar së fundmi.

Dhelpra, lejleku dhe listat e hapura

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here