Koalicioni ‘Për Shqipërinë’ publikon propozimet për Reformën Zgjedhore

0
183

Nga: AV Altin Goxhaj

? PROPOZIMI NR 2 I KOALICIONIT #PERSHQIPERINE PËR REFORMËN ZGJEDHORE:

? KOMISIONERË 100% JOPARTIAKË, TË GJITHË NGA PROFESIONET E LIRA DHE NS NUK PLOTËSOHEN NUMRAT TË PLOTËSOHEN VENDET BOSH ME PEDAGOGË.

? ADMINISTRATË ZGJEDHORE 100% NGA PROFESIONET E LIRA
Mqns Rama e ka lëshu gojën pro për administratë të depolitizuar zgjedhore, anëtarët e Opozitave në Këshillin Politik të marrin iniciativën dhe të kërkojnë një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe:

? MASA NDËSHKUESE:
Në rast se shkelin ligjin t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth njësoj si “tu presësh duart dhe këmbët” po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Përveç masave të tjera ndëshkimore që parashikon Kodi Penal me burg maksimal, dhe një gjobe prej 2.000.000 Lekësh.

? Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
? avokatë,
? kontabilistë,
? vlerësues pasurorë,
? veterinerë,
? stomatologë,
? mjekë,
? arkitektë,
? ekspertë mjedisi,
? inxhinierë,
dhe ns nuk dalin numrat të plotësohen me pedagogë të sistemit publik sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!

? Kush mund ta bëjë më mirë se këta?
Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!

Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara dhe të jenë prezent në Komisionet e Votimit dhe Numërimit nga të gjithë partitë konkuruese!

? KRYETARI I KOMISIONIT TË VOTIMIT TË JETË JURIST MES TYRE.

? KOMISIONET E VOTIMIT ME GJKYKATËS DHE NOTERË:
Ndërsa për qendrat e numërimit të gjithë kryetarët e numrërimit të jenë gjykatës dhe noterë me të njëjtat kushte ndëshkimi në rast abuzimi si më lart.

? NUMËRIMI I VOTAVE 2 HERË: NË QENDRAT E VOTIMIT DHE QËNDRAT E NUMËRIMIT:
Herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!

Pra a ka zgjidhje më të mirë dhe më të garantuara se kaq?

Vijon me propozimet e tjera..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here