Çfarë mësuam nga intervista e Lulzim Bashës në Opinion?

0
121

Intervista e Lulzim Bashës në emisionin Opinion ishte një element interesant për të parë se si do të reagonte lideri opozitës pas votimeve të Ramës për ndryshimet kushtetuese, situatën ekonomike dhe shëndetësore në vend. Ato paraqitën një vizion edhe më të qartë të asaj që ai pret të detajojë në vijim si një program politik për vendin.

Në pjesën dërrmuese të intervistës Basha u fokusua në një prezantim të pjesshëm të programit ekonomik dhe vizionit të PD për vendin. Për këtë ai përdori shtresën e mesme që sipas të dhënave nga tatimet ka rezultuar e goditur më rëndë nga taksa progresive e implementuar nga qeverisja Rama që prej vitit të parë në qeverisje.

Përpos riprezantimit të TAP 9% mbi pagat mbi 30 mijë lekë, z. Basha argumentoi se do të thjeshtonte numrin e taksave dhe njëkohësisht do të ndërmerrte një shkurtim të taksave të përkohshme të vendosura nga pushteti vendor. Ai specifikoi ndër to taksën e arsimit, një taksë e vendosur nga bashkia Tiranë e cila rëndon jo pak xhepat e qytetarëve dhe ato të bizneseve në kryeqytet.

Për z. Basha mungesa e shtresës së mesme përkthehet edhe në një bujqësi të rrënuar e cila nuk subvencionohet si duhet nga qeveria dhe mbi të gjitha nga një treg i pazhvilluar dhe aspak konkurrues nuk prodhon të ardhura. Ai me të drejtë evidentoi se kjo situatë ka lënë pasoja duke i kthyer bujqit shqiptarë në skllevër dhe për këtë propozoi jo vetëm politika fiskale por gjithashtu edhe një qasje të re mbi pronën.

Prona, që ka qenë thembra e Akilit për Shqipërinë, do të rishikohet ku sipas Bashës termi “ish pronarë” do të zhduket nga referimi publik. Ai u premtoi pronarëve kthimin fizik të pronës, aty ku qe e mundur, e më pas një fond kompensimi të ngjashëm me atë të modelit kroat.

Përmes logjikës së shtresës së mesme donin të godisnin edhe më shumë këtë qeverisje. Pasi ajo u përdor si një mjet për të goditur sistemin oligarkik të qeverisë. Gjatë intervistës z. Basha pohoi se “ka dy ligje që mund të na e shpjegojnë situatën. Shtresa e mesme do të shumojë veten ndërsa oligarkia do të eliminojë kundërshtarin për të mbetur vetëm një!”.

Në lidhje me koncesionet edhe PPP-të, Basha qe po aq agresiv duke evidentuar se qeveria ka tenderuar mbi 1.2 mld euro rrugë në kohë pandemie. Ai vuri në dukje gjithashtu se gjyqet në arbitrazh janë humbur edhe si pasojë e presionit qeveritar përmes mesazheve karshi sipërmarrësve, duke treguar lidhjen e ngushtë mes mesazheve që Veliaj dhe Rama i dërgonin dikur Beçhetit. Për këtë arsye ai nuk preferoi të përmendte ndonjë emër konkret të pronarëve të PPP-ve, por siguroi se do të hetonte administrativisht çdo kontratë PPP-je apo koncesioni.

Përmes këtij hetimi, shtoi ai, do të jetë drejtësia e reformuar që do të provojë veten nga provat që hetimi administrativ i qeverisë apo ai penal i prokurorisë do të dërgojnë. Në këtë mënyrë ai paraqiti rrugën ligjore dhe filozofinë e tij se si do të udhëheqë betejën e tij kundër PPP-ve korruptive.

Sakaq, kritikat e tij ndaj trajtimit të pandemisë nga ana e qeverisë ishin të forta. Propozimet e tij për testimin e mësuesve si dhe numri i ulët i testimeve në raport me vendet e rajonit ishin pika të forta. Bashës iu desh të përgjigjej edhe në lidhje me një supozim për një koalicion të madh mes PD dhe PS. Një supozim që ai e refuzoi duke kujtuar jo vetëm se do të ngulmonte për një amendim kushtetues të kryeministrit vetëm në 2 mandate por edhe duke kujtuar luftën e opozitës kundër Ramës në 7 vite. Qartësisht ideja e pompuar nga Rama përmes rrjeteve të tij nuk duket se gjeti mbështetje tek lideri opozitës.

Këto ishin disa nga temat kyçe që ranë më shumë në sy në intervistën 60 minutëshe të Lulzim Bashës, i cili kësaj here kish gjetur një fabul interesante për të prekur tema të rëndësishme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here