Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha: Ja detaji ku gabuan autorët!

0
110

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e ABC News foli për atentatin që tronditi mbrëmjen e së martës kryeqytetin. Hoxha gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo ka sjellë detaje të reja për këtë ngjarje.

Ai shtoi se mina ishte e vendosur në krahun e pasagjerit dhe është vendosur për arsye sepse ka rezultuar se ai qëndronte në sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit.

“Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon. Është fat që makina me të cilin ka ndodhur atentati e ka marrë shumë pak minuta para se të ndodhte atentati.

Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë ka minimizuar dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra bë brendësi dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm. Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit.

Ai ka parkonte makinën e tij dhe merrte makinën e djalit të hallës. Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës. Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi.

Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë, në Shqipëri. Prandaj këmbëngulja se mina është vendosur dje. Përse u vendos në krahun e pasagjerit?- Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit.

Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon. Shpërthimi ka shkatërruar motorin makinës dhe nuk i ka marrë jetën. A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit, por kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here