Greqia shtyn sërish masat, kufiri me Shqipërinë i mbyllur deri më 30 shtator

0
131

Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator.

Vendimi eshte pasqyryar në Fletoren Zyrtare dhe Greqia ka shtyrë edhe njëherë masat për sa i përket situatës nga COVID-19.

Ndërkohë rregullat vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Atyre u duhet me vete test negativ për COVID-19 që është bërë jo më herët se 72 orë në një nga laboratorët e certifikuar në Shqipëri nga MSH si dhe autorizimi PFL nga pala greke.

Tashmë prej muajsh kufiri Greqi- Shqipëri mbetet i mbyllur nga pala greke, jo shqipare, teksa në gusht dhe fillim shtatori radhë të gjata ka pasur në Kapshticë dhe Kakavijë, dy pikat e vetme kufitare nga lejohet kalimi.

300 qytetarë lejohen të kalojnë nga Kapshtica dhe 750 nga Kakavija, sipas kategorive dhe rregullave të caktuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here