Xhafa nuk do ta humbi simiten…

0
116

Nga Ylli Dylgjeri

Duket titull folklorik. Duket batute. Duket mbase dhe humor rakie apo gastronomie. Por Jo! Edhe Autori i shkrimit te Tema eshte esell deri ne neveri. Kete ndjesi na dha intervista Juaj ne gazeten “Tema” zoti Xhafa. Qe ketu fillon peshtirosja: Fatmir Xhafa te “Tema”! Te Tema isha dhe Une, ish drejtori i shtypit i Qeverise Socialiste 1 muaj, por atëhere ishte e shitur me letra. Paçka se se si çdo pazar informal jetoi 1 muaj, sepse pronari i gazetes shet e ble edhe reren per para.
Ne interviste, me mendojen tende, ishe munduar te tregoheshe i kujdesshem, i artikulueshem, i lakueshem, i tjershem holle, dhe te jepje nje tablo te ndritur te Rilindjes.
Por, siç thone gjirokastritet mendjendritur, “nuk mbushet thesi me genjeshtra zoti Xhafa” dhe as nje interviste, qofte edhe te gazeta “Tema” nuk mbushet me aq shume demagogji te shtirur per Rilindjen, qe as vete se njohim se ç’eshte sot? Mos valle botuesi e ka pranuar kete interviste te porositur nga Lali Eri pasi ka marre miratimin e Rames apo Endrit?Kete ndjesi te japin kommentuesit ne fund te shkrimit. Me tej…
Ti aty na e prezantoje Rilindjen serish si PS! Me grup parlamentar te mençur, te pergjegjshem, qe i realizon detyrat e te tjera e te tjera brockulla. Na çudite! Te gjitha keto na i the se do dhe nje mandat te 3-te, mbas gjithe gazeplleqeve qe bete keto vite! Apo na i the se do nje mandat per vete. Apo, apo je bere si krushka qe per dhendrin gjen peshk edhe ne maje te malit, e ti gjen broçkulla rilindase edhe ne maje te “Tema”, qe projektet ne Bashki te mos shterin, edhe nese nuk ke me nje mandat.
Zoti Xhafa,
Na jep dhe nje interviste, por jo te “Tema” e na thuaj çfare halli te zuri qe vajte e recitove ashtu? Se kemi dhe 30 vite qe e njohim njeri-tjetrin. E filluam ne diktature me rinine e Enverit; e vazhduam ne pluralizem me partine te Fatosit e te Gramozit, e serish u kthyem ne diktatin e 1-shit me Edvinin. Mendova se pas dorezimit te fundit te karrikes se Ministrit te Brendshem ishe pjekur. Por jo! Perfundimisht Ti nuk nderron.
U ktheve serish aty ku ty te pelqen e di ta lozesh me mire. Sofist i pa shembull edhe pse keto 30 vite dorezove gjithshka. Dorezove tesren e PPSH, te PS, dorezove bindjen socialiste per interesin rilindas (se je Rilindje sot), dorëzove detyren në Ministri, dorëzove vellain në Itali, dorëzove reputacionin në Bashki, e nuk di ç’tjetër ke dorëzuar më?
Mbahu Fatmir! Mos u dorezo me te gjitha o Burre.
Do te mbese edhe per ty nje simite nga Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here