Vrasja në Bllok, Prokuroria merr të pandehur Ervis Martinajn për katër akuza…

0
105

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen në ish-Bllok, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2018, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. I përfshirë në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj do të merret i pandehur për katër vepra penale.

Kështu, Martinaj akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”. Martinaj akuzohet edhe “për organizim të palejuar të lojërave të fatit”.

Dosja brenda 10 ditësh shkon në gjykatë ku do të vendoset edhe fati i Martinajt, një personazh ky mjaft i njohur për drejtësinë, pasi është akuzuar edhe për vrasjen në Linzë, disa vite më parë.

Kujtojmë se në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj. Përplasja me armë ndodhi mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Komandoja Mervjol Bilo hapi zjarr duke vrarë Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt, plagosi këtë të fundit dhe kushëririn e tij, Eljo Hato.

Mervjol Bilo vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa Ervin Mata është liruar nga akuzat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here