Vendosen të rikthejnë bixhozin dhe lojërat e mëkatit! Shpërthen Berisha: Klani supermafioz i Edvin dhe Olsi Ramës…

0
99

Klani supermafioz i Edvin dhe Olsi Ramës vendosen të rikthejnë bixhozin dhe lojërat e mëkatit, të cilat ata i ndaluan me ligj dhe propagandë të madhe 2 vite më parë në të gjithë vendin.

Ky vendim i Edvin Hajdutit, keshistit më të madh të Europës, dhe Olsi Xibrakës, dëshmon se ata ndaluan në mbarë vendin kazinotë dhe lojërat e mëkatit vetëm e vetëm se ato u dolën jashtë kontrollit të tyre.

Ata lejuan të funksionojë vetëm lavatriçja e ortakut të Besos, e cila vazhdoi parelarjen edhe pasi i skadoi licenca.

Rikthimi i kazinove dhe lojërave të fatit nga Edvin Hajduti dhe Olsi Xibraka pas zhdukjes së tyre, i lejon ata tani të fusin në darë dhe kontrollojnë 100% këtë industri dhe të sigurojnë nga licencat dhe larja e parave të groposura të drogës deri më 25 prill 2021 së paku 400 milionë euro.

Këtu më poshtë keni në video dhe tekst deklaratat e Edvin Hajdutit dhe narkovartësve të tij per mbylljen e kazinove dhe lojërave të mekatit.

Erion Braçe: “Dua të më besoni se këta njerëz që janë këtu dhe të tjerë që nuk janë tani në këtë sallë, por do të jenë të enjten në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë provuar gjatë gjithë këtyre ditëve presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot aktivitetin e lojërave të fatit. Ja ku janë, nuk ndalen dhe sot meritojnë respekt për aktin dhe për votimin e tyre në sallën e Kuvendit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here