Shndërrimi i burgut në spital Covid, Berisha: Edvin tejkalon Hoxhën, babain e tij xhelat!

0
81

Shnderrimi i burgut ne spital covid pa asnje kusht real eshte:
nje akt çnjerezor qe tejkalon edhe diktaturen hoxhiste dhe
shenon nje krim te vertet kunder njerezimit.

Te dashur miq, Edvin Kristaq Xhelati ka urdheruar te shnderroje ne spital covid X nje ndertese te demtuar nga termeti te burgut te Shenkollit.

Ky vendim kriminal tejkalon ne kete aspekt diktatorin Hoxha, i cili gjate diktatures se tij spitalin per te burgosurit e kishte ngritur brenda territorit te spitalit civil te Tiranes dhe per hir te se vertetes te burgosurit e shtruar aty ne varesi nga lloji i semundjes merrnin ndihme te specializuar nga mjeke te specialiteteve, te cilet thirreshin ne çdo kohe nga mjeket e spitalit te burgut per te konsultuar te semuret e tyre sipas nevojave qe kishin.

Te ngresh spital covid brenda burgut per te burgosurit me covid19 pa asnje kusht spitali, do te thote ti ndeshkosh ata ne menyre çnjerezore duke i privuar me qellim de facto nga mjekimi dhe kujdesi shendetesor qe ju garanton ligji. Rikujtoj ketu se urdhri i Edvin Kristaq Xhelatit per shnderrimin ne spital covid X te nje ndertese burgu, ne kohe qe mjekimi i specializuar i kesaj viroze me demtime te renda te organeve dhe sitemeve te organizmit te njeriut eshte jetik per keta te semure, perben nje akt te rende kriminal qe ngjitet ne nivelin e krimeve kunder njerezimit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim çnjerezor te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj te burgosurve, ju bej thirrje:

Familjareve, te afermve te te burgosurve te mbrojne me protesta te fuqishme shendetin dhe jeten e njerezve te tyre te burgosur te semure me covid19 si dhe te denoncojne ne te gjitha organizatat nderkombetare te te drejtave te njeriut kete krim te shemtuar kunder njerezimit qe Edvin Hajduti dhe narkoshtetit i tij po kryen ndaj njerezve te tyre te denuar me privim lirie.

Gjithashtu ju bej thirrje Komisionit te OKB per te drejtat e Njeriut, Komisionit te Helsinkit te Kongresit te SHBA, Keshillit te Europes dhe Komitetit Kunder Tortures si dhe OBSH te nderhyne me urgjence dhe te denojne kete akt çnjerezor mesjetar te Edvin Kristaq Xhelatit dhe rregjimit te tij te kakistokracise dhe te detyrojne ate me sanksione qe te garantoje kujdesin shendetesor qe meritojne sipas ligjeve te vendit dhe konventave nderkombetare te burgosurit ne Shqiperi! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here