Presidenti Meta me ministrin e Drejtësisë së Kosovës: Koordinim me partnerët strategjikë për dialogun me Serbinë

0
124

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi.

“Kreu i Shtetit vlerësoi koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve.   Në fund të takimit, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë edhe për numrin e lartë të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri gjatë muajve të fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe turizmit dhe biznesit shqiptar gjatë kohës së kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë”,- njofton zyra e shtypit e Presidencës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here