Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ/ Opozita e Bashkuar: Oerd Bylykbashi i dërguari jonë i posaçëm pranë Komisionit Parlamentar

0
92

Oerd Bylykbashi është përzjedhur si përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Opozita e Bashkuar i është përgjigjur konkretisht letrës së Ruçit për Komisionin Parlamentar që do të përzgjedhë edhe 12 anëtarët e rinj të KQZ-së së re.

LETRA NGA OPOZITA
Z. Gramoz Ruçi

Kryetar
Kuvendi i Shqipërisë
Nr. __Prot.,
Tiranë, më 08.09.2020

Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI

 

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here