Shteti karagjoz nuk ka brirë!

0
98

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar qeverinë se mban Gjykatën Kushtetuese mbyllur me justifikimin se nuk ka njerëz të kualifikuar, kur dy gjykatës shqiptarë që shërbyen në gjykatën e Strasburgut rrinë rrugëve.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Shteti karagjoz nuk ka brirë, por fytyrën e përmbajtjen e shtetit tonë.

Ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e mban të mbyllur, se medemek s’ka njerëz, dy gjykatës shqiptarë që shërbyen në gjykatën e Strasbourg rrinë rrugëve (dmth në punën e tyre).

Një shtet normal, i përgjegjshëm dhe me dinjitet do t’i ofronte automatikisht pa garë vendin më të parë vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aq më tepër në kushtet e sotme kur nevoja për atë gjykatë është e madhe!

I lëmë të gjitha të tjerat, por shteti do nderonte veten më së pari duke vlerësuar burimet njerëzore që shërbyen në emër të tij në gjykatën më të lartë të Europës.

Ah po harrova, s’e di çmendojnë Ambasadat për këtë punë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here