Pedagogu zbulon mesazhin që i ka ardhur në telefon, paralajmërim të fortë: Votime plebishitare kundër Ramës…

0
120

Pedagogu Artan Manushaqe, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka hedhur dritë mbi aktualitetin politik në vend. Për sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 25 prill të vitit tjetër, pedagogu shprehet se do të kemi një votim plebishitar kundër Edi Ramës për shkak të keqqeverisjes së tij.

Madje ai flet dhe për mesazhe që që i kanë ardhur në telefonin ku qytetarët i shprehen se 25 prilli do të jetë një plebishit si a ii vitin ’92.

“Data është më e shpejtë e mundshme me sa kuptoj unë, që ka vendosur president i republikës. Po ju citoj një mesazh që më ka ardhur në telefon nga qytetarët: ‘Zgjedhjet duheshin bërë me kohë, pasi këto zgjedhje nuk janë legjitime, por edhe në datën 25 prill revanshi qytetar do të jetë i madh, pra nuk do të jetë një votim qytetar por do të jetë një plebishit si në ’92.’

Do të jetë votë plebishitare për shkak të keqqeverisjes së kësaj qeverie dhe këtij grupimi politik që nuk përfaqëson Partinë Socialiste. Presidenti u konsultua me partitë politike dhe me faktorë të shoqërisë civile dhe është brenda kompetencave të tij kushtetuese. Do të kemi zgjedhje me një revansh të madh qytetaro-politik, por jo për çështje ideologjike, i majtë apo i djathtë, por për shkakun se ky parlament nuk përfaqëson interest e popullit shqiptar”.- tha Artan Manushaqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here