Brenda 1 ore dy pacientë shtrohen me urgjencë tek Infektivi…

0
113

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë serioze.

Brenda një ore dy persona janë dërguar mëngjesin e sotëm, me urgjencë në spitalin Infektiv, raporton abcnews.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor tha se 135 persona ishin infektuar me Covid-19, ndërkohë që 6 persona humbën jetën.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here