Avokati Goxhaj jep sqarime mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe mashtrimet mbi të

0
166

Nga Avokati Altin Goxhaj 

 

Unë jam një ndër kundërshtarët e Schengenit Ballkanik për shkak të fuqisë ekonomike të Serbisë që dominon tregjet dhe kjo është e vetmja pikë e marëveshjes së djeshme që nuk më entuziazmon aspak, por siç më konfirmon një mik i mirëinformuar prej vitesh, Plani Trump për Ballkanin është integrimi në bllok i Ballkanit në BE dhe synon të përdori këtë mekanizëm për të ushtruar presion ndaj BE për futjen e Kosovës në BE bashkë me Shqipërinë.

Gjths sipas Marëveshjes SHBA ka marëveshje ndihme ekonomike miliardere edhe për Kosovën për të kompensuar avantazhin dhe dominimin ekonomik serb, dhe viktima mund të jemi veç ne si Shqipëri për shkak të keq qeverisjes.

Nuk e di sa është e realizueshme por jam 100% i sigurtë që të gjitha pikat e tjera janë në avantazh maksimal për Kosovën por edhe për Shqipërinë (sdms linja hekurudhore kontinentale në një vend që s’ka as trena, dhe sdms Porti 100% shqiptar i Shqipërisë).

Janë acaruar pse miliardat e Trump nuk do shpenzohen për port dhe hekurudhë në Malin e Zi por në Shqipëri. Ndërkohë si porti si hekurudha këtu do jenë të Shqipërisë..

Sa i keq ky Trumpi, na bëri me hekurudhë kur s’kemi as trena dhe port ballkanik si ai Selanikut apo i Pireut që i ka marrën Kina ndërsa këtë do ketë influencën SHBA si investitor! Ndërsa Serbia thjesht gëzohet se do ketë ku ti çojë mallrat e veta në Portin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve!

Natyrisht që asnjë marëveshje paqe në Histori nuk ka kënaqur 100% njërën palë përveç rasteve të fitoreve në luftë të njërës palë ku fituesi merr gjithshka do.

Për ata që gënjehen nga ata që donin Marëveshjen e Soros që donte copëtimin e Kosovës dhe po sulmojnë me rrena dhe shtrembërime ekstreme Marëveshjen e Trump, u kujtoj që para se të flasin për Liqenin e Ujmarit, le të futen në GoogleMap dhe të shohin se Liqeni është pjesë si e Serbisë dhe e Kosovës dhe në marëveshje vetëm se mbyllet debati që të dy do e kenë të drejtën e përdorimit sipas asaj që zotërojnë, pra thjesht mbyllen mosmarëveshjet për shkak të mosnjohjeve të reciprocitetit për faj të Serbisë për përdorimin e ujërave në pjesët përkatëse territoriale sps të 2 e përdorin prej 1 shekulli. Është njësoj si puna e Liqenit të Ohrit apo Liqenit të Shkodrës që po të mos e njihnim si shtete Maqedoninë dhe Malin e Zi do kishte shumë probleme përdorimi.

Mos harroni që sipas projektit të Soros si Ujmanin dhe Trepçeja, bashkë me 1/4 e Kosovës i kalonte Serbisë, ky i Trumpit Trepçen e lë aty ku e ka vendin me investime amerikane!

Po ashtu keni harruar se investimi amerikan në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri prej 13 miliardë në infrastrukturë dhe ekonomi ka në kujdey edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Serbi!

Për ata që nuk e dinë, njohja e Kosovës nga Izraeli dhe hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem është një avantazh ekstrem për të ardhmen e njohjeve të Kosovës sps të gjithë e dini fuqinë e lobeve ebrehe kudo në botë për një çështje me interes primar për Izraelin!
Kosova është i pari vend me mazhorancë muslimane që hap ambasadë në Jeruzalem!

Njohja e menjëhershme e Izraelit për Kosovën do ti japë Kosovës një avantazh të shpejtë për njohje të reja në vende si Spanja, Greqia, Sllovakia, dhe dhjetra vende të tjera!

Pra siç kam 2 vjet rresht që flas pa ndalesë, Trump nuk i dha asnjë cm2 tokë apo ujëra të Kosovës Serbisë, i dha njohjen më të shpejtë që prej Pavarësisë me një ndër shtet më kyçe në diplomacinë globale (dhe në gjithë nyjet financiare, mediatike dhe ekonomike të Planetit) që është Izraeli, dhe premtimin e nënkuptuar se mosmarëveshjen finale (njohjen) do ta kryejë vetë kur të shkojë në Prishtinë dhe Beograd për ti bindur vetë serbët mqns e mirëkupton që Vuçiç s’ka takat ?

GJTHS NESËR MOS E HUMBNI ZBËRTHIMIN E MARËVESHJES NË FAX NEWS TV NË 16:30 ? Ju premtoj që do ju bind për bindjet e mia se jam përgatitur fort 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here