Sot në orën 17:00 Kosova e Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen në prani të Donald Trump…

0
144

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet sot në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Uashingtonit, që i bie ora 17:00 me orën tonë, Trump do të përshëndes formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç në zyrën ovale.

Kjo është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikëqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç në ‘Dhomën Roosevelt’.

Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrë pjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiçin në Zyrën Ovale, aty ku presidenti amerikan ka hapësirën e tij të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here