Mjeku urolog në QSUT, Artan Koni ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda në spitalin “Shefqet Ndroqi” me vdekjen e dy pacientëve me Covid si pasojë e hedhjes nga godina e spitalit.
Mjeku ngre dyshime nëse pacientët po marrin mjekim, i cili mund t’u çrregullojë përkohësisht psikologjinë.
Koni thotë asnjëri nga dy spilalet Covid nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit.