Robert Pattinson infektohet me koronavirus

0
126

Pas një raportimi të hershëm të enjten që Warner Bros anuloi xhirimet e “The Batman” për shkak se një anëtar i ekipit doli pozitiv me koronavirus, zbulohet se personi në fjalë është ylli i filmit, aktori britanik Robert Pattinson, shkruan New York Post.

Burimet thanë për Vanity Fair se megjithëse Warner Bros po e mban të fshehur emrin, ylli kryesor i “Tenet” doli pozitiv për COVID-19.

Warner Bros tha në një deklaratë se “Një anëtar i ekipit të “The Batman” ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe është izoluar në përputhje me protokollet e vendosura. Xhirimet janë ndërprerë përkohësisht”.

“Batman” është vendosur të publikohet në tetor 2021, pasi kishte riflluar xhirimet para pak ditësh, para ndërprerjeve të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here