Rama kërkoi të “lajë duart” si Pilati për “Marrëveshjen e detit”, duke menduar se del i pa lagur…

0
132

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare Tritan Shehu deklaron se kryeministri Edi Rama kërkon të lajë duart për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike thekson se Rama, që gjeneroi atë histeri ndaj marrëveshjes të favorshme për të dy vendet të vitit 2009 (ishte për 6 milje), ai që shkatërroi qëllimisht marrëdhëniet tona strategjike me Greqinë, duke marrë rolin e “cubit” të transformuar më tej me “këngë e valle” në atë të “kapitullantit”, tentoi të “lajë duart”, duke menduar se kështu del pa lagur nga “vorbulla” ku e ka futur tashmë veten, por fatkeqësisht dhe vendin.

“Rama, që gjeneroi atë histeri ndaj marrëveshjes të favorshme për të dy vendet të vitit 2009 (ishte për 6 milje), ai që shkatërroi qëllimisht marrëdhëniet tona strategjike me Greqinë, duke marrë rolin e “cubit” të transformuar më tej me “këngë e valle” në atë të “kapitullantit”, tentoi të “lajë duart”, duke menduar se kështu del pa lagur nga “vorbulla” ku e ka futur tashmë veten, por fatkeqësisht dhe vendin!

Është përgjegjësia e tij dhe e politikës së Rilindjes që sot ndodhemi në këto pozicione të disfavorshme jo vetëm ndaj Greqisë, por në tërësi me humbjen e rolit tonë thelbësor për stabilitetin e Rajonit, duke ja kaluar këtë Vuçiçit, që po e përdor Kryeministrin tonë vetëm si “tellall” të projekteve serbomadhe prej “Shengenit Ballkanik”, tek territoret, e deri te zhvillimet në Mal të Zi.

Dhe tani i ndodhur si ai midis “dy padroneve” kërkon “të lajë duart” duke ikur “me bisht nën shalë”.

Këtu ka diçka pozitive, sa më pak të përzihet në këto pak muaj që i kanë mbetur atij e kësaj qeverie në “ikje” në çështjet Rajonale apo të Politikës së Jashtme, më pak “zullume” të reja do të lërë mbas.

Në fakt, shumë të tilla ka krijuar me pasojë edhe zbehjen e marrëdhënieve me Italinë, Gjermaninë, etj., korrigjimi i të cilave do të realizohet vetëm pak muaj më tej nga Qeveria Basha”, shprehet në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat Tritan Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here