Video/ Rama i kthehet keq Veliajt: Na more në qafë me atë që the… Tani të janë turrur të gjithë ty si zdroms

0
132

Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai inspektoi banesat e rindërtuara në zonën e Petrelës, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Arben Ahmetaj.

Teksa inauguruan një shtëpi të re për një familje, banesa e dikurshme e të cilës u shemb nga tërmeti që goditi vendin vitin e shkuar, më 26 nëntor, në bashkëbisedim e sipër, Veliaj komplimentoi vajzën e vogël të familjes, duke u shprehur se ishte edhe më e bukur se personazhi kryesor në filmin “Frozen”.

Në këtë moment ndërhyn Rama:

“Mos hyr me këto i bukur i shëmtuar se na more në qafë me atë që the: Çunat janë zdromsa, mos i hyr më këtij muhabeti”.

“Çunat janë zdromsa”, u përgjigj Veliaj.

“Tani të janë turrur të gjithë ty si zdroms”, replikoi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here