Një 43-vjeçar u arrestua nga forcat e policisë së Kavajës pasi ka aksidentuar me automjet një këmbësor.
“Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore” – njofton policia.