Mjekët në QSUT nuk pyesin për rregulla, transportojnë mes njerëzve pacientin me koronavirus, të afërmit qëndrojnë pranë tij

0
156

Mjekët në QSUT kanë transportuar një pacient me COVID-19 pa marrë asnjë masë mbrojtëse.

Gjithçka shihet qartë në videon e publikuar nga JOQ, ku pacienti i shtrirë në barelë futet në ambulancë dhe pritet që të transportohet drejt një godine tjetër.

Pranë tij, nuk ndodhen vetëm mjekët, por familjarë dhe qytetarët të tjerë, shumica e të cilëve nuk kanë as maskë.

Personi që ka bërë denoncimin shprehet se është e frikshme dhe nuk ke siguri të shkosh në QSUT, ku mjekët janë të parët që shkelin rregullat.

“Pershendetje joq albania kjo video u regjistrua pak minuta m par kur te urgjenca e qsut po trasformohej nje pacjent me covid 19 ku sic e shihni dhe vet ndaj mjekve ska asnje lloj sigurie per te parandaluar perhapjen e covid 19 asnje mas sigurie kemi frik te shkojm dhe me orgjencen ne qsut anoni plz”, shprehet qytetari, që ka xhirruar edhe videon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here