EMRI/ U përplas nga motori duke ecur në rrugë, ndërron jetë 80-vjeçari

0
127

80-vjeçari i identifikuar si Dud Çaça ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, ku i moshuari teksa po ecte rrugës u përplas nga një motor. Motori drejtohej nga 36-vjeçari Durim Tatani.  Edhe shoferi i motorit mori plagë të rënda dhe u nis drejt spitalit të Durrësit.

Mediat raportojnë se pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak.

Sipas informacioneve 36-vjeçari është ndaluar me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e parashikuar nga kodi 290 i kodit penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here