LRI mbyll kampin veror në Jalë, Kryemadhi: Rinia është zemra e partisë sonë

0
99

Pas 5 netësh në summer camp 2020, 165 të rinj të cilët morën pjesë këtë vit kanë lënë Jalën dhe janë nisur drejt Tiranës. Të rinjtë të gjithë votues për herë të parë janë përshëndetur para nisjes nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi.

Në 5 netë, 165 votuesit për herë të parë zhvilluan aktivitete të ndryshme, bashkëbisedime me drejtues të LSI, medias dhe fushave të tjera. Synimi ishte i qartë rritja e rolit të të rinjve në politikë dhe jetën e përditshme të vendit tonë për t’i dhënë atyre mundësinë për të marrë fatet e vendit në dorë.

Mbyllja e kampingut të Jalës do të vijojë me aktivitete të tjera, tashmë në Tiranë ku këta të rinj do të jenë pjësë e rëndësishme e fushatës në Tiranë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here