Klouni i Tiranes Edi

0
140

Nga Musa Hoxha, New York

Deshira per protagonizem e Edi Rames eshte dicka e pare perpara, ne Shqiperi dhe jasht vendit. Eshte ne ADN-en e tij disi te dallohet nga te tjeret, qofte edhe per te keq. Vend e pa vend, si thote populli, bene ose thote dicka qe terheq vemendjen e tjereve. E gjithe kjo mund te konsiderohej edhe vlere, po te mos ishte fjala per kryeministrin e Shqiperise.
Historianet dhe analistet e qeverisjes mesiguri nuk do te shkruajne shume levdata per qeverisjen dhe politikat e tija te ketyre viteve. Kim Mehmeti e quan artist i deshtuar, kurse une do ta perkufizoja si politikan dhe qeveritar te deshtuar. Dhe kete mendim e bazoj duke pare “arritjet” e qeverisjes Rama, dhe kurrsesi preferencat ideologjike, shijen e tij per corape me shume ngjyra, ose dicka tjeter. Shqiperia eshte hapur tash e tri dekada, gjysma e popullsise eshte larguar jasht vendit gjate ketyre viteve, dhe ende sot qindra dhe qindra te rinj largohen si rezultat i qeverive te deshtuara atje.

Une do te prisja qe Edi tere energjine e tij ketyre diteve eshte duke e shfrytezuar ne drejtim te te lenduareve nga pandemia; duke ndihmuar ekonomine e rrezikuar, duke revitalizuar pasojat e termetit, duke menaxhuar sezonin turistik, ose duke zgjidhur ceshtjet e hapura detare me Greqine. Por jo, kryeministri i Shqiperise merret me zgjedhjet ne Mal te Zi. Ne videon e lancuar ai tregohet shume i brengosur per te ardhmen dhe drejtimin e Malit te Zi. Ai ne video luan klounin Edi duke i treguar botes aftesite e tija gjuhesore, te cilat mesiguri i ka pervetesuar duke u shoqeruar me vellain Aleksandrin. Cka eshte shume eshte shume, edhe prej nje studenti te Parisit!

Nuk eshte hera e pare qe Edi Rama del kunder ndryshimit dhe perkrah te vjetren. Klouni i Tiranes Edi eshte kunder vales shpresdhenese qe qytetaret e Kosoves e kane votuar ne Tetor te vitit te kaluar. Ka frig ai shume, qe vala e ndryshimit mund ta permbyse edhe ate vet, se bashku me parine e Tiranes( lexo prof.Shinasi Rama). Gjithashtu ne vitin 2016, Edi Rama del dhe merr ane ne prag te zgjedhjeve presidenciale ne SHBA. Ai kishte harruar fare qe po ushtronte postin e kryeministrit te nje shteti.

Edi nuk mund te imagjinoj nje shtet ne Ballkan i cili udhehiqet nga ata qe i sherbejne qytetareve, dhe administrohet nga sherbyesit civil. Ai shtetin e shef si prone te atyre ne qeveri, dhe dicka qe duhet te administrohet per teket e te parit. Shteti duhet te jete prone e nje njeriu, nje grupi, nje mahalle, ashtu si vepron ai vete. Edi Rama beson qe institucionet juridike ne shtet jane vetem per dekor dhe mjet i te parit. Ai i frigohet ndryshimeve, ne te kunderten nuk do te kishte dal ne video.

Mos i besoni politikaneve te deshtuare si tipi i Edit!

Delni ne zgjedhje, mos abstenoni, dhe votoni lirshem!

Premtoni atyre qe ju bejne presion se do te votoni per ata, por te kutia e votimit votoni ndryshimin, votoni me zemer per Listat tona, por edhe me mend per ata ku udheheq i joni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here