Epidemiologu: Shkollat më mirë të rrinin mbyllur…

0
233

Shkollat do të hapen më 14 shtator por epidemiologu Alban Ylli mbetet skeptik. ”Të ishte për mua, unë do t’i mbaja të mbyllura shkollat. Vendimi është politik, balanca midis rrezikut mjekësor dhe humbjes së një gjenerate që nuk po i kthehet bankave”.

Nga ana tjetër, ai thotë se për momentin në Shqipëri situata është ende nën kontroll. ”Shqipëria është sërish pjesë e një prirje rajonale të zhvillimit të pandemisë, por jemi në një rritje lineare dhe jo eksponenciale, pra në një situatë mesatare. Në Bosnje, Kosovë, Moldavi, situata ka rrjedhur në mënyrën më të keqe. Vendet e Europës lindore, që patën pak probleme në pranverë me pandeminë, nga momenti që virusi hyri me vonesë, po e shprehin potencialin e tyre në këtë moment”.

Ka edhe një shembull kundër trendit rritës. ”Në Maqedoninë e Veriut kjo prirje duket sikur ka rënë, dhe ne shpresonim se e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Shqipërinë, por vendi nuk është më i izoluar, ka qarkullim të njerëzve që e bën të vështirë parashikimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here