E kritikuan pasi postoi videon e djalit duke vjedhur, përgjigjet Rozana Radi: “Mos më mësoni si t’ia fal djersën time hajdutit”

0
132

Ditën e djeshme, Rozana Radi publikoi pamje nga kamerat e sigurisë së dyqanit të saj, ku shihet një djalë duke vjedhur para nga kasa. Pavarësisht veprimit të të miturit, ka patur nga ata komentues në rrjet që e kanë kritikuar Rozanën për postimin në fjalë.

“S’të vjen turp që e postove, ai s’ka të hajë, ti bëhesh e keqe…”, ishin këto disa nga komentet në videon e Rozanës. Por, kjo e fundit ka patur dy fjalë për kritikat. “Të më vijë keq për një hajdut, cilado qoftë mosha e tij, nuk është se më ndodh, e s’ka për të ndodhur kurrë. Të më tregosh se sa lekë kam nuk është pazari juaj se s’mi keni falur dhe nuk më ndihmuat ju për të ngritur biznesin tim”, ka shkruar ndër të tjera Rozana, teksa ka publikuar foto nga biznese të tjera, ku shihen fëmijë nën moshën 18-vjeç duke kryer vjedhje.

“E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Ndaj mendoj se shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagrameve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët që po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që përmban 1000 pisllëqe brenda”, ka vijuar më tej Rozana. Ajo ka shtuar se pikërisht ky mentalitet e shtyn çdo ditë e më shumë të mendojë të largohet nga vendi.

Reagimin e plotë të Rozanës e gjeni më poshtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here