Dy të plāgosur në Shkodër, policia jep detajet…

0
120

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku dy të rinj janë qëlluar me armë zjarri.

Të plāgosur kanë mbetur Risen Gjeka dhe Ndue Pali. Blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, ku dy të rinjtë janë qëlluar në këmbë në rrethana të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here