Konfirmohen 78 raste të reja me Covid-19, ndërrojnë jetë katër persona në Maqedoninë e Veriut

0
83

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 78 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi po ashtu se brenda ditës betejën me Covid-19 e kanë humbur 4 pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeçe dhe një pacient 73-vjeçar nga Tetova.

Jetën e ka humbur edhe një pacient 68-vjeçar nga Kumanova, pasi është pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në gjendje të rëndë.

Kurse, rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 personash.

Rastet janë konfirmuar: Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here