Efektivi i FNSH-së ankohet tek Berisha: Kemi disa muaj pa marrë dietat, shkojmë në shërbim me paratë tona…

0
110

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se efektivëve të Policisë së Shtetit nuk u paguhen dietat.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha, qytetari shkruan se është pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë dhe prej disa muajsh nuk ka marrë pagesat e asnjë diete.

“Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi nuk u japin dietat policeve. Plaçkitje! Lexoni denoncimin e policit dixhital. Pershendetje Z. Sali Berisha!  Une qe te shkruaj jam polic i nderhyrjes se shpejte Tirane. Problemi yne eshte mospagimi i dietave nga qeveria,u ben ca muaj qe Fnsh Tiran,Shkoder dhe Fier nuk u paguhet asnje diete. Ne çdo sherbim ku na kerkohet po shkojme, te pakten leket tona te na i kalojne,e kemi shume te veshtire ne perballimin e shpenzimeve. Ju lutem bejeni publike,dasht zoti e shef dhe minstri dhe vendos doren ne zemer dhe kalon ndonje lek. Me respekte nga EM,”-shkruhet në mesazhin e efektivit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here