Djali i ish-deputetit shqiptar vdes nga koronavirusi…

0
179

Djali i ish deputetit Nimon Alimusaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin Covid-19.

Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes’, ka shkruar Ramosaj.

Kosova ka pasur një numër të lartë të rasteve me Covid gjatë javëve të fundit. Vetëm 24 orët e fundit, IKSHPK njofton se kanë ndërruar jetë 9 pacientë dhe kanë rezultuar pozitivë 169 persona.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here