Largimi i Ali Ahmetit nga BDI, reagon Artan Grubi: Nuk është i vërtetë

0
97

Pas publikimit të djeshëm të lajmit se Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të BDI-së, si dhe pasuesi i tij mund të jetë Artan Grubi, ka reaguar dhe ky i fundit.

Deklarata e plotë e Artan Grubit:

Në lajmin e publikuar për intervistimin e Kryetarit Ahmeti nga Haga dhe gjoja dorëheqjen e tij nga BDI nuk ka asgjë të vërtetë.

Intervistimi i z. Ahmeti zgjat vetëm dy ditë dhe është në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa do të realizohet në Prishtinë në javën e parë të shtatorit.

Sa i përket tërheqjes, e përsëris, Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e veriut, por edhe në rajon dhe ai është kontribuues kyç në stabilitetin, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here