Kujtoi se po ujiste kanabisin, shqiptari vadit karabinierët që po e prisnin fshehur….

0
117

Itali – Tridhjetë e një bimë kanabis, disa deri në dy metra të larta dhe në lulëzim të plotë, u zbuluan në një zonë bujqësore në Salinello, në komunën e Sant’Egidio alla Vibrata (Teramo).

Policia financiare e Teramos që identifikoi plantacionin gjatë patrullimit përgjatë zonës bregdetare,  arrestoi një shtetas me kombësi shqiptare për krimin.

Plantacioni ishte krijuar me metodën e kultivimit “shpërndarje”, praktikisht çdo bimë kanabisi ishte larg tjetrës dhe e futur në hijen e një bime të gjatë ose në prani të bimësisë së dendur.

Qëllimi ishte për të parandaluar zbulimin e plantacionit edhe nga kontrolli ajror.

Sapo e pikasën kanabisin që ishte në lulëzim, karabinierët u kamufluan dhe u fshehën nëpër kaçube, duke pritur të kapnin “fshatarin” e asaj toke, që nuk vonoi t’i vadiste.

Tre patrulla dolën papritur dhe arrestuan kështu një shqiptar, që kishte ardhur për të ujitur 31 bimët e kanabisit rritur për merak, që më pas ia shkulën dhe dogjën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here