Incident i rëndë në Patos: Pesë të rinj sulen të rrëmbejnë dhe plagosin 31-vjeçarin: arrestohet njëri…

0
100

Policia ka zbardhur incidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e datës 17 gusht 2020 pranë stadiumit të Patosit, ku mbeti i plagosur me armë K. S., 31 vjeç.

Pesë të rnj nga Patosi kanë tentuar të rrëmbejnë dhe më pas e kanë plagosur me armë, 31-vjeçarin. Tashmë, një prej tyre u arrestua, Xh.S.24 vjeç dhe katër të tjerët janë shpallur në kërkim:  E.S, 28 vjeç; V.S, 23 vjeç; A.S, 24 vjeç dhe K.S, 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Policia njoftoi se pesë të rinj nga Patosi, në datën 17 gusht 2020, rreth orës 19:00, në afërsi të stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri K.S, i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar 5 gëzhoja pistolete si edhe 4 automjete të autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here