Meta sjell shembull, Maqedoninë e Veriut: Të mësojmë pej tyre, të kthehemi në shina sa më parë!

0
119

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar mjaft progresin e Maqedonisë së Veriut për forimimin e qeverisë së re me bashkëpunimin e forcave politike dhe e ka sjellë si shembull për Shqipërinë që të kthehet në “shina” sa më parë, me synim çeljen bashkarisht të të dy shteteve të negociatave  për në BE.

“Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave, – shkruan Meta në Fb. – Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here