Futbollisti 23-vjeçar nga Shkodra, që dyshohet se u ekzekutua nga kampioni i arteve marciale….

0
136

Ky është 23-vjeçari nga Shkodra, që gjeti vdekjen mbrëmjen e së hënës nga një breshëri plumbash në Shkodër.

Ai u ekzekutua me 14 plumba automatiku ndërkohë që qarkullonte me një “Ford” në lagjen “Daniel Matlija” në orën 21:55.

Ndonëse u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte.

Gledis Kraja ka qënë futbollist me ekipin e të rinjve të Vllaznisë.

Ka dyshime se ai është qëlluar nga një shok i tij, Sebastian Smakaj,  për motive të dobëta. Edhe Smakaj ishte sportist, kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015 i klubit “Vllaznia Taekwondo”

I dyshuari Smakaj është shpallur në kërkim nga Policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here