Sezon i dobët / Braimllari takohet me qytetarët: Rilindja shkatërroi Pogradecin, më pak investime

0
109

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar qeverinë se nga mungesa e investimeve, Pogradeci ka sot një sezon turistik të dobët dhe është bërë shkas i largimit i të rinjëve.

Postimi i plotë:

Në Pogradec, qytetin buzë liqenit, ku ky sezon turistik është më i dobet se çdo vit tjeter. Jo vetëm situata ekonomike por dhe harresa e qeverisë Rama, mungesa e investimeve ka bërë që Pogradeci këtë vit të jetë më i vaket se çdo vit tjetër.

Largimi i të rinjve si në çdo qytet të Shqipërisë është një plagë dhe për Pogradecin për shkak të politikave të Rilindjes.

Politikat klienteliste të rilindjes të cilat nuk favorizojnë biznesin vendas por klientët e qeverisë, po i marrin frymën Pogradecit në këtë sezon turistik dhe gjithë Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here