Meta, del pro analistit Artan Hoxha: Kakavija, kriza që mund të parandalohej

0
121

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot opinionin e analistit Artan Hoxha “(Pa)fajësia e grekut”, një paragraf domethënës të së cilës e ka theksuar më tepër, si në vijim, për ta mbështetur. “Kakavija, kriza që mund të parandalohej”  ka shkruar Meta në Fb e tij mbi  paragrafin që i ka bërë përshtypje dhe e ka sjellë edhe artikullin e plotë në vijim.

KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ!

Nga Artan Hoxha

Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës. Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse.

Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here