Anketa/ Spahiu: Me Rilindjen mjekët u dhunuan masivisht

0
93

Nga Përparim Spahiu

119 mjekë kanë përjetuar dhunë fizike, 381 mjekë dhunë verbale, dhe shumë mjekë dhunë psikologjike.

Ky është rezultati i një anketimi të vitit 2018 të urdhërit të mjekut të publikuar këto ditë.

Kushteteve të vështira të punës, volume të mëdha, pagesës nga më të ulëtat në rajon, i shtohet dhe dhuna ndaj tyre.

Kjo situatë është alarmante, situatë që tregon qartë gjëndjen psikologjike ku gjendet shoqeria shqiptare.

Të dhunosh mjekun, një nga profesionet që shqiptarët historikisht e kanë respektuar dhe nderuar, është reagim ekstrem i një gjëndje të lodhur të shoqerisë.

69 mjekë raportohen si të paaftë për punë, 211 me dëmtime nga të cilët 28 dëmtime të rënda.

Të zëvendësosh 69 mjekë të larguar nuk ështe e njëjtë si të zëvendësosh 69 zjarrfikësa (njihet si një nga punët më stresuese), duhet më shumë kohë dhe normal që është edhe më e kushtueshme.

Po përjetojmë degradim total, institucional, shoqëror, legjislativ, gjygjësor, një qeverisje skandaloze në të gjitha kuptimet.

Çdo ditë më shumë e tyre në pushtet, më e rëndë situata!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here