Testimi në kufi, Brataj mesazh qytetarëve: Nuk bëhet tek ISHP-ja por në laboratorë privatë, u kemi dhënë lejen

0
118

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar në lidhje situatën kaotike në Kakavijë. Ai u shpreh për “Faxnews”, se ishp-ja nuk do të kryejë testet e COVID-19, për emigrantët, por janë certifikuar laboratorët privatë.

Më tej Brataj shtoi, se institucionet private duhet të kontaktojnë me ISHP, nëse ka raste pozitive.

“Për çështje administrative u është dhënë ok të gjithë laboratorëve privatë. ISHP ndjek të gjitha rastet me shenja dhe simptoma. Personat që dalin pozitiv eshte detyrim i institucioneve private që të raportohet te ISHP për të konfirmuar sëmundjen, por jo për çështje administrative”, tha ai.

Autoritetet greke ndërkohë kanë dhënë udhëzime, se që nga dita e nesërme, të gjithë ata që duan të hyjnë në tokën greke, duhet të kenë bërë më parë tamponin dhe të kenë rezultuar negativ.

Në Kakavijë situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. Kryeministri Edi Rama ndërkohë në reagimet e tij, është shprehur se këto janë rregullat e vendosura nga shtetit grek dhe se nuk ka çfarë të bëjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here