Policia Rrugore thirrje qytetarëve: Kthehuni mbrapsht. Nuk kaloni dot në Greqi

0
141

Policia Rrugor ka vendosur pika kontrolli në akset rrugore që të çojnë drejt Kakavijës. Forca e rendit u kërkojnë qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi që të kthehen mbrapsht.

Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike. Në Kakavijë kolona e automjeteve i ka kaluar 20 km.

Kjo ka bërë që autoritetet të kërkojnë kthimin e qytetarëve për në shtëpitë e tyre, pasi kalimi drejt Greqisë do të jetë i pamundur përgjatë orëve të ardhshme.

Në datën 16 gusht, Greqia do të aplikojë masa të reja kufizuese për lëvizjen në dogana si dhe do të bëjë të detyrueshme karantinën 7-ditore për cilindo qytetar që do të futet në territorin grek.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here