Dalin detajet e para për mbytjen e 24-vjeçarit në Liqenin e Shkodrës/ “U hodh nga varka, por….”

0
107

Policia e Shkodrës informon zytarisht në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një 24-vjecar, që ka qenë duke u larë në liqen, është mbytur.

Sipas policisë, kanë qenë katër persona që kanë shkuar të lahen në liqen, ndërsa i riu nuk ka dalë dot më prej andej. Ai ka rënë nga varka në ujë dhe nuk është parë më.

Njoftimi i policisë:


Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here