Familja Socialiste që u gllabërua nga “minjtë”

0
188

Nga Red Varaku

Historia e PS është egzaktësisht si historia dramatike e familjes Corio , “Familja që u gllabërua nga ‘ Minjtë’”, e Dino Buzzatit.

Është historia e një familjeje, anëtarët e së cilës u kthyen në skllevër të minjve që dikur vetë ata i kishin lejuar në shtëpinë e tyre. Sa me kalimin e kohës të gjithë kishin frikë prej tyre, sa askush nuk guxonte tu dilte kundër nga frika se këto krijesa të neveritshme mund të hakmerreshin.

Kështu edhe socialistët.

Ata janë kthyer në skllevër të atyre, që dikur vetë ata fillimisht i ftuan në shtëpinë e tyre, por që më pas me kalimin e kohës u kthyen në padronë të shtëpisë, duke e kthyer PS-në në kazanin ku shuajnë orekset e tyre.

Sot, shumë prej tyre të dëshpëruar nga një qeverisje, të cilën nuk e mbrojnë dot më, të dëshpëruar nga pamundësia për t’u integruar në pushtet, të dëshpëruar nga zhgënjimi për sakrificat e tyre, janë sot të pafuqishëm kundër “Minjve”, që erdhën më pas në PS me ftesë të Kryemiut.

Dhe kjo e bën të dhimbshme pafajësinë e shumicës së PS, e cila po digjet për shkak të pazareve të kupolës së pushtetit me klientët e mafies.

Këto krijesa janë shndërruar sot në ‘enturazhin’ më të afërt të kryemiut dhe janë aty si pjesë integrale e aparatit represiv me të cilin kryemiu mban nën kotroll partinë dhe pushtetin.

Ata janë shndërruar në mekanizmin më të rëndësishëm të pushtetit të tij. Nëpërmjet tyre mban nën kontroll qytete të tëra dhe po nëpërmjet tyre ka vënë në rresht edhe ndonjë të pabindur, që ka mbetur akoma në PS.

Ata kanë zëvendësuar strukturat politike të partisë dhe emërojnë kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Pas bekimit të tyre, miratimi nga kryemiu është thjesht një akt formal. Më pas, të gjithë duhet t’i japin llogari më së pari vetëm atyre, harrojeni partinë.

Fillimisht, shumë mbështetës të PS i pranuan këto krijesa të zeza dhe të neveritshme në mesin e tyre, madje pati nga ata që iu gëzuan fort pranisë së tyre.

Por, kur panë që këta brejtën tërësisht procesin politik brenda partisë, duke u kthyer jo vetëm në përfituesit më të mëdhenj të pushtetit, por edhe në dhunuesit më të mëdhenj të vetë antarëve të PS, shumë prej tyre kanë filluar të kuptojnë gjëmën që i ka ndodhur kësaj partie.

Por, është shumë vonë! “Ajo gurgule e shëmtuar ka një fuqi aq të madhe, një gjallëri aq djallëzore, sa duket se s’mund ta ndalojë më njeri” deri në rrënimin përfundimtar të PS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here